Këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli ka realizuar projekt të ri muzikor në gjuhën turke, shkruan InLajmi.
Projekti i ri muzikor i Gentës quhet “Gidiyom” që në shqip do të thotë “unë po shkoj”.
Këtë projekt muzikor Genta e ka realizuar me këngëtarin turk, Eypio.
Këngën dhe klipin e ri të Gentës e ka realizuar një produksion turk.
Ismajli është një këngëtare mjaft e dashur për publikun shqiptar./InLajmi/