Moderatorja nga Shqipëria, Einxhel Shkira ka treguar se do iu bëjë reklamë grave që kanë biznese të vogla, përcjell InLajmi.
Einxhel është bërë e njohur për publikun si moderatore, por zemrat e publikut i morri me hyrjen dhe qëndrimin e saj në Big Brother.
“Jam munduar të lexojë mesazhet që më janë dërguar nga grat dhe vajza që bëjnë punëdore për ti bërë share faqet e tyre në këmbim të punimeve te tyre, edhe pse e kam punë reklamimin unë do të ua kushtojë një ditë të tërë shpërndarjes së bizneseve tuaja në mënyrë që të iu ndihmojë” ka shkruar Einxhel, në rrjetin social, Instagram.
Shkira nga “Big Brother” është e lidhur me, Dj Dagz me të cilin po vazhdon marrëdhënien e saj edhe jashtë eksperiencës së lartpërmendur./InLajmi/