Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka marrë pjes në Samitin Demokracisë, i cili po zhvillohet në Kopenhagë, përcjell InLajmi.
Deliu ka thënë se në këtë Samit kanë marrë pjesë edhe personalitete të shquara të politikës nga bota.
Deputetja e PDK-së, tha se përmes një videolinku, të pranishmëve ishte edhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, i cili i dha një ndjesi të veçantë këtij eveneti.
Postimi i plotë i saj:
Një ndjenjë dhe përvojë e veçantë prania në Samitin e Demokracisë, i cili po zhvillohet në Kopenhagë. Personalitete të shquara të politikës nga bota perëndimore diskutuan mbi sfidën e demokracisë përballë pushteteve autokratike.
Ish-Presidenti amerikan, Barack Obama, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së dhe njëherësh ish-Kryeministër i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen, Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, Presidentja e Tajavanit, Tsai Ing-ëen dhe Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod ndan përvojat dhe pikëpamjet e tyre rreth vështirësive të shoqërive të sunduara nga regjimet totalitare si; Venezuela, Rusia, Bjellorusia, Tajvani duke u ndalur me theks të veçantë te agresioni rus mbi Ukrainën.
Mbi këtë çështje, nëpërmjet videolinku, të pranishmëve i’u drejtua edhe Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, i cili i dha një ndjesi të veçantë këtij eventi.
Samiti është organizuar nga Aleanca për Demokraci dhe Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), ndërsa në punimet e tij po marrin pjesë rreth 500 përfaqësues të parlamenteve të shteteve të ndryshme të botës. /InLajmi/