Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar postimin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, përcjell InLajmi.
Çitaku ka thënë se Edi Rama është një kryeministër i zgjedhur nga shqiptarët 3 herë radhazi, sipas saj çfarëdo mospajtimi me Shqipërinë duhet të jetë i përkohshëm.
Tutje ajo ka thënë se mund të mos pajtohen me 1 çështje me Edi Ramën, por në 99 të tjera pajtohemi gjithmonë.
Kujtojmë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi kishte shpërndarë një postim në të cilin cilësohej Rama si pro serb.
Pastaj zyra e Bislimit kishte reaguar duke thënë se ajo shpërndarje ishte bërë gabimisht.

Postimi i plotë, i saj:
Edi Rama është Kryeministri që kanë zgjedhur Shqiptarët tash e 3 herë me rradhë.
Sentimentet dhe preferencat personale pushojnë në momentin kur pranohet funksioni shtetëror.
E raportet me Shqipërinë janë më të thella e më të fuqishme se çfarëdo mospajtimi i përkohëshëm. Ne mund të mos pajtohemi me Kryeminiatrin Rama rreth 1 çështje, por pajtohemi për 99 tjera.
Kam qenë vet dëshmitare e shumë situatave jo të lehta për Kosovën, dhe e kam parë me sytë e mi, edhe e kam dëgjuar me veshët e mi, mbështetjen që i jep Kryeministri Rama Kosovës. Dorën në zemër, shpesh edhe me më shumë elokuencë se ne vet.
Pastaj, është për keqardhje që sot, në ditën e çlirimit të Kosovës po duhet me u’a përkujtu disave ndihmën e jashtëzakonshme që e ka dhënë Shqipëria për lirinë dhe pavarsinë tonë.
Mos krijoni gogola. Mos krijoni armiq të paqenë.
Shqipëri, të kam ./InLajmi/