• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 26 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Ura që do të lidhë Malin e Zi dhe Shqipërinë do të jetë 310 metra gjatë

J G nga J G
10 June 2022
në Shqipëri
0 0
0
Ura që do të lidhë Malin e Zi dhe Shqipërinë do të jetë 310 metra gjatë
0
SHPERNDARJE
83
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Plani i Shqipërisë dhe Malit të Zi është që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri.

Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë, nga 70 kilometra sa janë tani, në vetëm disa sosh. Projekti u prezantua nga kryeministri i Malit të Zi dhe ai i Shqipërisë, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e 2 qendrave të mëdha turistike, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ulqinin dhe për zhvillimin e turizmit, tha për Radion Evropa e Lirë aktivisti civil nga Ulqini, Xhemal Peroviq.

Përveç shkurtimit të ndjeshëm të rrugës mes brigjeve të 2 vendeve, Peroviq thekson afrimin e tregjeve turistike të Shqipërisë, Greqisë, Kosovës dhe më gjerë.

“Turizmi modern është ai udhëtues. Turistët nga perëndimi dhe lindja e shohin Ballkanin si një destinacion unik. Kur planifikojnë, ata tani qëndrojnë në një vend për një kohë shumë më të shkurtër, duke dashur të vizitojnë sa më shumë destinacione”.

Në këtë kontekst, thotë Peroviq, rrugët moderne po fitojnë rëndësi.

Draftprojekti i urës mbi Bunë

Sipas projektit, ura mbi lumin Buna do të lidhë vendbanimet Shën Nikolla në Ulqin dhe Pulaj mbi Velipojë.

Gjatësia e urës do të jetë 310 metra, ajo do të ketë 2 korsi të gjera më pak se katër metra dhe do të përfshijë trotuare dhe shtigje për biçikleta.

Lartësia mesatare e urës në raport me nivelin më të lartë të ujit do të jetë rreth 10 metra për të mos ndërhyrë në qarkullimin lumor. I gjithë projekti do të kushtojë nëntë milionë euro dhe ndërtimi do të zgjasë rreth 18 muaj.

Ura do të vendoset mbi degën e lumit Buna në 2 degë që formojnë vendbanimin ekskluziv turistik të Ada Buna në Mal të Zi.

Plazhi i Madh i Ulqinit dhe vendpushimi turistik i Velipojës në Shqipëri janë vetëm disa kilometra larg, në vijë ajrore, dhe përshkohen ndërmjet nga lumi Buna.

Për të kaluar nga një pozicion në tjetrin me transport, tani duhet të kalohen rreth 70 kilometra, pra nga Ulqini në veriperëndim deri në pikën kufitare të Sukobinës dhe më pas përmes Shkodrës në Shqipëri, në jug deri në Velipojë.

Me ndërtimin e urës, Ulqini dhe Velipoja do të jenë vetëm pak kilometra larg. Këto 2 zona së bashku kanë rreth 34 kilometra plazhe me rërë.

Projekti i 2 kryeministrave, të Malit të Zi dhe Shqipërisë

Gjatë prezantimit të projektit të përbashkët në Ohër, kryeministri Dritan Abazoviq tha se Mali i Zi në buxhetin e këtij viti ka ndarë tre milionë e gjysmë euro për ndërtimin e urës.

Ai pret që në fillim të shtatorit të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi me Shqipërinë, i cili do të specifikonte detyrimet e të 2-ja palëve.

“Ura është e rëndësishme, jo vetëm për shkak të reduktimit të rrugës që lidh 2 qytetet dhe 2 vendet, por edhe sepse kjo zonë ka potencialin si një atraksion turistik”, tha Abazoviq.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, theksoi nevojën për të specifikuar buxhetin për këtë investim dhe për të arritur një marrëveshje në përputhje me të.

“Ne jemi për. Edhe projekti është fantastik”, tha ai.

Rama theksoi, gjithashtu, se Shqipëria tashmë po ndërton një rrugë që lidh Velipojën me qytetin e Shëngjinit në jug të Shqipërisë.

Lidhja e Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë

Ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, i cili është edhe afarist nga ky qytet, kujton se ura ishte planifikuar para katër vjetësh, porse askush nuk i dëgjoi për të filluar me ndërtimin.

“Ky territor kah deti, do të lidhej si rajon i përbashkët. Turistët e sotëm, ndërsa janë me pushime, duan t’i vizitojnë 2-3 shtet. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për turistët që vijnë në Mal të Zi për të shkuar në Shqipëri dhe Kroaci”, thotë Cungu.

Ai mirëpret lëvizjen e 2 qeverive dhe beson se ura do të përfundojë siç është planifikuar.

“Kjo është një nevojë e madhe. Mali i Zi, Shqipëria dhe madje edhe Greqia dhe Kroacia janë destinacione ajrore. Me këtë urë po afrohen edhe aeroportet”.

Siç thanë në Ministrinë e Investimeve Kapitale të Malit të Zi, këtë vit do të nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi për realizimin e këtij projekti.

“Me këtë dokument do të specifikohen të gjitha detajet sa i përket shumës dhe ndarjes së kostove, mënyrës së përzgjedhjes së kontraktorit dhe dinamikës së punimeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po nga kjo ministri thanë se, për momentin, nuk kanë më shumë informacione.

“Kemi komunikim të mirë dhe të vazhdueshëm me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë dhe presim intensifikimin e aktiviteteve për këtë projekt”.

Ura në Bunë mund të jetë pjesë e autostradës Adriatik-Jon.

Aktivisti civil, Xhemal Peroviq, dyshon se ura do të ndërtohet kaq shpejt, sepse bëhet fjalë për një projekt që u përket 2 vendeve.

“Për shembull, ndërtimi i rrugës nga Shkodra në Guci, gjithashtu një projekt i përbashkët i Shqipërisë dhe Malit të Zi, është zgjatur. Por, gjëja më e rëndësishme është të ecim përpara”, thotë ai.

Ai pret që ura të jetë pjesë e autostradës së ardhshme Adriatik-Jon.

“E di me siguri që Shqipëria e shpalli këtë rrugë si pjesë e autostradës Adriatik-Jon, e cila do të shkonte në afërsi pas Ulqinit dhe mbi urën e Bunës. Ndërkaq, Mali i Zi, më herët, preferonte që ajo të shkonte në veri, nga Podgorica, përmes Bozhajt në Shkodër, gjegjësisht në pjesën kontinentale”.

Sipas tij, është e palogjikshme që autostrada të largohet nga bregu dhe të zgjatet, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Autostrada Adriatik-Jon është një korridor qarkullimi, për të cilin flitet prej dy dekadash, si një projekt që do të lidhë Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë.

Tags: Dritan AbazoviqUlqiniVelipoja
Postimi i mëparshëm

Inteligjenca ukrainase: Me ritmin aktual Rusia mund ta vazhdojë luftën vetëm për një vit

Postimi tjetër

Bronzeri apo blush-i, cila përdoret më shumë gjatë verës, a mund të përdoren bashkë?

Të ngjajshme Postime

Nga NIPT-i deri te pasojat e moszbatimit; Çfarë përmban ligji i ri për VIP- at dhe Influencerët shqiptar
Shqipëri

Nga NIPT-i deri te pasojat e moszbatimit; Çfarë përmban ligji i ri për VIP- at dhe Influencerët shqiptar

19 January 2026
Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash
Shqipëri

Projekti në ishullin e Sazanit, Spiropali: Nuk ka asnjë plan për falje tokash

19 January 2026
“Jemi të shqetësuar”, SafeJournalists reagon pas deklaratës së Ramës për RTSH, kryeministri: Po shtrembëroni qëndrimin tim
Shqipëri

“Jemi të shqetësuar”, SafeJournalists reagon pas deklaratës së Ramës për RTSH, kryeministri: Po shtrembëroni qëndrimin tim

19 January 2026
SHBA pezulloi vizat me 75 vende mes tyre dhe Shqipëria, zbulohet data kur do të nisi refuzimi i vizave
Shqipëri

SHBA pezulloi vizat me 75 vende mes tyre dhe Shqipëria, zbulohet data kur do të nisi refuzimi i vizave

14 January 2026
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se është dakorduar me SPAK që të mos shkojë të marteve as të mërkurave në mëngjes për shkak të spektaklit
Shqipëri

“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se është dakorduar me SPAK që të mos shkojë të marteve as të mërkurave në mëngjes për shkak të spektaklit

13 January 2026
Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
Shqipëri

Kryeministri Edi Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

13 January 2026
Postimi tjetër
Bronzeri apo blush-i, cila përdoret më shumë gjatë verës, a mund të përdoren bashkë?

Bronzeri apo blush-i, cila përdoret më shumë gjatë verës, a mund të përdoren bashkë?

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu