2:1 në favor të Izraelit ka përfunduar ndeshja në ‘Air Albania’.
Shqipëria ishin më të mirë në pjesë e parë, pasi krijuan shumë raste.
Një arritën ta konkretizonin, nga pika e bardhë i saktë u tregua Armando Broja në minutat e fundit të pjesë së parë.
Pjesa e dytë nuk filloi mirë për ekipin vendas.
Ishte Solomoni që shënoi 2 gola duke përmbys kështu epërsinë e kombëtares shqiptare.
Fillimisht shënoi në minutën e 57`, më pas në të 73`.
Pas dy golave të mysafirëve djelmoshat e Edo Rejas u fokusuan vetëm në sulm, për të barazuar rezultatin.
Shënoi Elseid Hysaj, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Kështu Shqipëria pas atij barazimi nga Islanda, pëson edhe humbjen e parë në Ligën e Kombeve, shkruan lajmi.net.
Ata gjenden në vendin e fundit me një pikë, ndërsa Izraeli në pozitën e parë me 4 pikë gjithsej.