Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë të premten se Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të heqin kërkesat e saj që udhëtarët të testojnë negativisht për Covid-19 përpara se të hyjnë në SHBA, tramsmeton InLajmi.
Kjo lëvizje do të hyjë në fuqi për udhëtarët ajror me destinacion SHBA-n në mesnatën e së dielës, thanë zyrtarët.
CDC po heq kufizimin kundër të cilit industria e udhëtimit kishte lobuar për muaj të tërë pasi vendosi se nuk ishte më i nevojshëm “bazuar në shkencë dhe të dhëna”, tha zyrtari i lartë i administratës.
Testimi i të ardhurve ndërkombëtarë nuk ka shumë kuptim për Dr. William Schaffner, një specialist i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt në Nashville, Tenesi, shkruan CNN.
“Unë jam i hutuar për këtë për një kohë të gjatë, sepse ne kemi shumë Covid-19 këtu! Nuk është sikur po përpiqemi ta mbajmë jashtë Covid-19,” tha Schaffner./InLajmi/