Aksidente të shumta po ndodhinë në vendin tonë kjo bazuar në raportimet nga Policia e Kosovës, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë Policia ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura ka goditur një motoçikletë në Ferizaj, më konkretisht në rrugën Rexhep Bislimi.
Sipas raportit 24-orësh thuhet se lëndime trupore ka pasur motoçiklisti i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Postimi i plotë i tij:
Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 09.06.2022-16:15. Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe një motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa ngasësi i veturës mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /InLajmi/