Në qoftë se ujërat e liqenit pranë shtëpisë tuaj nuk ju duken të volitshme, duhet të njiheni me liqenin më të ndotur në botë, madje ndoshta në përgjithësi me pikën më të ndotur të planetit.
Jemi në Rusinë qendrore, mijëra kilometra larg nga kryeqyteti Moska, po relativisht afër nga Yekaterinburg, një nga qytetet më të rëndësishme dhe të përparuara të Rusisë.
Por pak më në jug se metropoli me gati 1 milion e gjysmë banorë, ndodhet një zonë që deri në vitet 90 ka qenë totalisht e mistershme, dhe ku vetëm pak të autorizuar mund të aksesonin.
Është qyteti i Ozersk, aty ku Moska vendosi në vitet 40 të prodhojë lëndën që i duhej për prodhimin e arsenaleve bërthamore, veçanërisht plutoni që prodhohej pikërisht në centralin bërthamor të Mayak.
Në afërsi të centralit ndodhej një liqen mesatar me emër Karachay, një vend ku punëtorët aty e përdornin për relaksim. Por në 1957, një aksident i tmerrshëm, për disa edhe më i madh se ai i Çernobilit 30 vjet më vonë mbushi liqenin me tonelata pluton dhe mbetje radiokative.
Gjatë viteve, uji radioaktiv u shpërnda në ujërat përreth, ndërkohë qe ndotja dhe thatësira zvogëluan ndjeshëm dimensionet, aq sa sot liqeni praktikisht është zhdukur.
Niveli i radioaktivitetit aty cilësohet si 200 mijë herë më i madh se ai normal, aq sa do të mjaftonte më pak se një orë aty për të gjetur vdekjen, shkruan A2CNN.
Banorët që për punë ose pamundësi ekonomike jetojnë ende përreth asaj zone, kanë 21% më shumë të marrin një tumor sesa mesatarja ruse, 25% me shumë mundësi për deformime të të porsalindurit dhe raste të dyfishuara leucemie.