Rusisë po i mbarojnë raketat precize dhe do të jetë në gjendje ta vazhdojë luftën me ritmin aktual vetëm për një vit, ka pohuar drejtoria e mbrojtjes e Ukrainës, transmeton InLajmi.
Drejtoria kryesore e inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës tha se Rusia po kryente shumë më pak sulme raketore dhe po përdorte raketa Kh-22, për të cilat tha se ishin “raketa të vjetra sovjetike të prodhuara në vitet 1970”.
“Kjo tregon se Rusisë po i mbarojnë raketat me precizion të lartë”, tha Vadym Skibitskyy.
Drejtoria tha se burimet ekonomike të Rusisë do t’i mundësonin asaj të vazhdojë luftën me ritmin aktual për një vit.
“Udhëheqja e Kremlinit mund të përpiqet të ngrijë luftën për ca kohë në mënyrë që të bindë Perëndimin të anulojë sanksionet dhe më pas të vazhdojë agresionin”, shtoi drejtoria, shkruan BBC.
“Qëllimi i tyre është e gjithë Ukraina dhe jo vetëm Ukraina”. /InLajmi/