Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se vizita e Kancelarit Gjerman Scholz në Kosovë është duke dhënë një mesazh të dyfishtë për Vendin tonë, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se këto mesazhe tregojnë se Kosova është rreshtuar drejt në zhvillimet e fundit gjeopolitike.
Gjithashtu ajo tha se Gjermania po i përcjell me vëmendje sinjalet e rrezikut që po vijnë nga përfaqësuesit e Rusisë.
Postimi i plotë i saj:
Fillimi i vizitës ballkanike të Kancelarit Gjerman Scholz sot në Kosovë jep mesazh të dyfishtë për rajonin:
- Kosova është rreshtuar në anën e drejt në zhvillimet e fundit gjeopolitike;
- Gjermania (lexo: Kuinti) po i përcjellin me vëmendje të shtuar sinjalet e rrezikut që po vijnë nga përfaqësuesit e Rusisë në Ballkanin Perëndimor Vuçiqi e Dodiku. /InLajmi/