Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me diplomatin amerikan, Antony Blinken dhe kanë biseduar për sigurinë në Ballkan, përcjell InLajmi.
“Shumë e inkurajuar nga një shkëmbim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me Anthony Blinken për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Do të ketë gjithmonë një lidhje të veçantë SHBA-ja dhe Kosova nuk mund të kishim një mik më të vërtetë! Faleminderit, Anthony Blinken”shkroi ajo në rrjetin soical, Twitter.
Gërvalla ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova nuk mund të kishin një mik më të vërtetë se Antony Blinken.
Ministrja ka falënderuar diplomatin amerikan për të gjithë kontributin ndaj Kosovës./InLajmi/