Amnesty International thotë se 3 ushtarë të huaj të dënuar me vdekje nga një gjykatë me prokurë rus është një situatë që nuk ka precedent, transmeton InLajmi.
2 britanikë, Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, dhe shtetasi maroken Brahim Saaudun u kapën nga trupat ruse ndërsa luftonin për Ukrainën.
Të 3 u dënuan nga një gjykatë e cila nuk njihet ndërkombëtarisht, të ashtuquajturën Republika Popullore e Donetskut.
“Pala që mban përgjegjësinë e plotë mbi rrethanat dhe fatin e këtyre individëve aktualisht është Rusia”,tha Denis Krivosheev, nga zyra e Amnesty International për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
“Kjo situatë nuk ka precedent. Kjo e ashtuquajtur Republika Popullore e Donetskut ka një të ashtuquajtur kod penal në të cilin ka të ashtuquajturin dënim me vdekje, të cilin këtë herë, dhe kjo nuk ka ndodhur më parë, po e zbatojnë për të burgosurit e luftë”, tha ai, shkruan BBC.
Krivosheev tha se ishte i shqetësuar se kjo mund të çonte në raste të ngjashme./InLajmi/