Reperi Kosovar, Cozman do të jetë pjesë e festivalit “Sunny Hill”, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e festivalit “Sunny Hill”.
“Cozman, vjen për të hedhur disa vargje të veçanta në festival, mos e humbisni” është shkruar në rrjetin social, Instagram.
Së fundmi Cozman ka publikuar projektin muzikor “Dysho”, i cili është në bashkëpunim me reperin Onat.
Cozman është bërë i njohur për publikun në vitin 2013 kur është publikuar kënga “Babastars” nga po i njëjti grup muzikor./InLajmi/