Ministri i Jashtëm rus ka pretenduar se 3 personat e dënuar me vdekje, kryesisht 2 britanikët dhe një maroken kryen krime në territorin e të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, transmeton InLajmi.
Sergei Lavrov tha se gjyqet u mbajtën në “bazën e legjislacionit të Republikës Popullore të Donetsk, sepse krimet në fjalë u kryen në territorin e saj”.
Donetksu njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës.
“Gjithçka tjetër është tashmë një temë për spekulime dhe unë nuk do të ndërhyja në punën e sistemit gjyqësor dhe të zbatimit të ligjit të Republikës Popullore të Donetskut”, citohet të ketë thënë Lavrov.
Pjesa më e madhe e provincës së Donetskut mbetet nën kontrollin ukrainas dhe midis anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, vetëm Rusia e njeh rajonin si Donetskut si të pavarur, shkruan CNN.
Burrat e dënuar në Donetsk kanë të drejtë të apelojnë për falje, kishte thënë një nga gjyqtarët. /InLajmi/