10 qershori është dita e 161-të në kalendarin Gregorian.
Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e shtunë.
Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.
1878 – U themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit
1924 – Forcat revolucionare në Shqipëri hynë në Tiranë, qeveria e kryesuar nga Ilias Vrioni tërhiqet.
1940 – Italia zyrtarisht i shpall luftë Britanisë së Madhe dhe Francës gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Po këtë datë edhe Gjermania pushton Norvegjinë.
1967 – Përfundon lufta gjashtëditore, ndërkohë izraelitët mposhtin kundërshtarët arab dhe i zgjerojnë kufijtë e tyre në Lindjen e Mesme.
1977 – James Earl Ray, vrasësi i dënuar i Martin Luther King Jr, ik nga burgu në Tennessee, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai arrestohet përsëri tri ditë më vonë.
1980 – Në Afrikën Jugore, Kongresi i Shteteve Afrikane lëshon një komunikatë nga lideri i burgosur, Nelson Mandela, në të cilën ai bën thirrje që mbështetësit e lëvizjes antiaparteid të ngrihen për këtë çështje.
1996 – Në Irlandën Veriore fillojnë bisedimet paqësore pa pjesëmarrjen e Sinn Feinit.
1999 – Tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i jap fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.
1999 – Miratohet Rezoluta 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
2007 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri.