E para e vendit Vjosa Osmani ka thënë se FSK-ja po i rrit kapacitetet operacionale dhe ndërvepruese me NATO-n, raporton InLajmi.
“FSK-ja është në vlugun e punës për ‘Defender Europe 2023’ që do jenë ushtrimet më të mëdha dhe Kosova do jetë në mesin e shteteve mikpritëse ku do të bëhet validimi i FSK-së në nivel regjimenti. FSK-ja po i rrit kapacitetet operacionale dhe ndërvepruese me NATO-n, në këtë organizatë ku FSK-ja e ka vendin dhe ku po punojmë të gjithë që sa më parë të kemi anëtarësim në Komitetin për Paqe dhe më pas për anëtarësim të potë në NATO”,tha ajo.
Osmani ka thënë se ajo nuk di të përdorë armën, por për të përdorur armët tha se kemi ushtrinë tonë.
“Presidentja, ka kompetenca të qarta kushtetuese për përcaktimin e politikave të mbrojtjes së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikat mbrojtëse nuk është përcaktuar asnjëherë nga aftësia për të përdorur armën. Për të përdorur armët e kemi ushtrinë tonë”. shtoi ajo
Tutje Osmani tha se janë duke punuar për të anëtarësuar ushtrinë e Kosovës në NATO.
“Jemi duke punuar me SHBA dhe të tjera të NATO-s që të binden edhe ato 4 shtete të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos na pengojnë. Po përballemi me situatë absurde ku shtete si Serbia apo Bjellorusia janë në PFP përkundër që janë antiNATO dhe nuk kanë synim për anëtarësim, kurse Kosova që e ka formuar shtetin me ndihmën e NATO-s akoma nuk e ka marrë një ftesë të tillë. Besoj se shtetet janë të bindura qe këto vendime duhet të shihen nga prizmi i sigurisë dhe nëse shihen nga ky Kosova e ka merituar moti të hyjë në NATO”,ka thënë ajo.
Osmani ka theksuar se është absurde që shtete si Serbia dhe Bjellorusia kanë marr ftesë për anëtarësim në NATO edhe pse janë kundër kësaj organizate./InLajmi/