Ish-Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka thënë se kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut i është dashur kohë të pranojë se presidentja, Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve, përcjell InLajmi.
Veliu tha se Lumir Abdixhiku tregoi se me presidenten ka vetëm komunikim institucional, ndërsa Veliu shtoi se para se ajo të bëhej presidente kishte kryetari i LDK-së komunikim të përditshëm me të.
Tutje Veliu shtoi se Vjosa Osmani u bë presidente nën petkun e lëvizjes Vetëvendosje, sipas tij përkrahja e disa anëtarëve të LDK-së ndaj saj i duket e çuditshme.
Agim Veliu gjithashtu theksoi se Vjosa Osmani ka shkëlqyer si politikane përçarëse në partinë që sipas tij e rriti.
Postimi i plotë, i tij:
Është dashur të kaloj një vit që Lumiri ta pranojë se Vjosa Osmani nuk është presidente e të gjithëve.
E tha se me presidenten ka vetëm një komunikim institucional.
Shumë normale kjo.
Derisa e bëri presidente kishte komunikime të përditshme.
Një presidente që ka ardhur në pushtet nën petkun e VV-së dhe e përkrahur nga disa deputetë të LDK-së të ndikuar nga Lumiri, pra pa konsensus të gjerë, nuk mund të jetë e të gjithëve! E VV-së po, pa dyshim, por pse jo e Lumirit dhe e kompanisë së tij, kjo është pak e çuditshme!
Nuk është për t’u habitur pse Vjosa sillet ndaj Lumirit sipas asaj thënies “E kapërceva lumin…”
Fundja, askush nuk ka pritur se do të ndryshojë Vjosa, që ka shkëlqyer si politikane përçarëse dhe konfliktuoze, deri në përpjekjen për shkatërrimin e partisë që e rriti./InLajmi/