Kryeministri Edi Rama ka kryer një takim pasditen e sotme me kryeministrin e Malit të Zi, në kuadër të prezantimit të projektit të urës që do të ndërtohet mbi lumin Buna, e që do të lidhë Ulqinin me Velipojën.
Gjatë takimit janë bërë të ditura disa detaje rreth projektit të urës, e cila do të shkurtojë 72 herë distancën mes 2 vendeve.
Parashikohet që në total ndërtimi i urës të ketë një kosto prej 9 milion eurosh, shkruan Top Channel.
“Me anë të urës do të kemi një distancë të shkurtuar 72 herë, do të ketë një gjatësi prej 310 metrash me tre harqe e mundësisë C1, e do të ketë mundësi të përdoret nga makinat, autobusët, kamionet, bicikletat. Ka një lartësi që lejon kalimin nën të, në rastin që lumi Buna do të jetë i hapur për mjetet lundruese. Jemi në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar që do të jetë i gatshëm brenda dy muajve. Procesi i buxhetimit dhe i prokurimit do të kërkojë 6 muaj deri në qershor 2023, kostoja e vlerësuar është rreth 9 milion euro dhe mund të jetë gati për 18 muaj.”

















