Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka vizituar SH.F.M.U “Lidhja e Prizrenit”, në programin e organizuar për nder të ditës së shkollës, përcjell InLajmi.
Ramosaj ka thënë se kjo shkollë është një ndër institucionet arsimore prej të cilave kanë dalë gjenerata që sipas tij na bëjnë krenar me arritjet e tyre.
Tutje Ramosaj ka falënderuar drejtori dhe mësimdhënësit e kësaj shkollë për angazhimin e tyre ndaj nxënësve.
Postimi i plotë, i tij:
Kisha kënaqësinë e veçantë të isha prezent në SH.F.M.U “Lidhja e Prizrenit”, në programin e organizuar për nder të ditës së shkollës!
Është një nga shkollat prej të cilave kanë dalë gjenerata që sot na bëjnë krenar me arritjet e tyre!
I falënderoj drejtorin dhe mësimdhënësit për angazhimin e tyre e nxënësve iu uroj suksese gjithmonë!
BR/InLajmi/