Futbollisti Kosovar, Edon Zhegrova nuk do të merr pjesë në 2 ndeshjet e radhës në kuadër të Kombëtares së Kosovës, transmeton InLajmi.
“Jam i lënduar dhe nuk do mundem të luajë në 2 ndeshjet e radhës, isha shumë i gëzuar për këto ndeshje, por ky është futbolli, i urojë të gjithë pjesëtarët e grupit tim dhe dua të falënderoj të gjithë që më mbështeten, shihemi së shpejti” ka shkruar Zhegrova në rrjetin social, Instagram.
Zhegrova ka treguar se arsyeja që nuk do të luajë në këto ndeshje është se është lënduar.
Futbollisti nga Prishtina ia ka dëshiruar fitoren ekipit të tij dhe ka falënderuar admiruesit për mbështetje.
Tutje ai ka thënë se do shihet së shpejti me admiruesit e tij./InLajmi/