Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ka arritur marrëveshje të plotë me skuadrën e Interit.
Raportimet e fundit nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se marrëveshja personale me lojtarin është mbyllur.
Tashmë Inter po negocion me skuadrën e Empoli, për të caktuar një çmim për kartonin e lojtarit, përcjell lajmi.net.
Asllani dhe Bellanova janë të 2 afër t’i bashkohen Interit, derisa Bremer vazhdon të jetë objektiv për qendrën e mbrojtjes.