Kosova ka zhvilluar një ndeshje kundër Irlandës së Veriut në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku edhe pati një paraqitje tejet të mirë në krahasim me ndeshjen që kishte zhvilluar kundër Greqisë, përcjell InLajmi.
Kombëtarja e Kosovës ka arritur që të përfundojë këtë ndeshje kundër Irlandës së Veriut me rezultat 3:2.
Qysh në minutën e parë, Kosova ka treguar epërsi me golin e Muriqit.
Goli i 2-të u shënua nga Bytyqi ndërsa golin e 3-të e shënoi përsëri Muriqi.
Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e 6-të pikëve në vendin e 2-të, 3 më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C. /InLajmi/