Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka reagua në lidhje me pasaportën diplomatike që i është lëshuar nga Shteti disenjatorit, Valdrin Sahiti, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë Kupina ka dalë më një sqarim duke thënë se Presidentja nuk po lëshon dhe as nuk po merr pasaporta diplomatike.
Gjithashtu ai tha se pyetjet nuk duhet të bëhen tek Qeveria sepse këto janë lëshur gjatë qeverisjes së tyre.
Postimi i plotë i tij:
Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre. /InLajmi/