Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti e ka uruar ekipin e Kosovës për fitoren e arritur në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, përcjell InLajmi.
Hoti i ka uruar ekipit kosovar shumë suksese edhe në ndeshjet e ardhshme.
Ndryshe, sonte Kosova e përmbylli këtë ndeshje me rezultat 3:2 kundër Irlandës së Veriut.
Kosova e fitoi këtë epërsi në kuadër të golit të Vedat Muriqit, i cili e nisi dhe e përfundoi mbarë me një gol tjetër. Kurse golin e 2-të e dha Zymer Bytyqi.
Rikujtojmë se me këtë fitore Kosova tani shkon në kuotën e 6-të pikëve në vendin e 2-të, 3 më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.
Postimi i plotë i tij:
Urime gjithë ekipit, shumë suksese në ndeshjen e radhës. /InLajmi/