Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka folur për rritjen e jashtëzakonshme të çmimeve të produkteve esenciale në Kosovë, raporton InLajmi.
“E kemi filluar këtë konferencë për media për rritjen e çmimeve të naftës, ne jemi vendi më i varfër në Evropë për ti pasur çmimet më të larta dhe çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten gjithashtu edhe çmimet e produkteve të tjera ndërsa qeveria po e luan rolin e spektatorit” tha ajo.
Halimi tha se përveç çmimeve të naftës në Kosovë janë rritur edhe çmimet e tjera të produkteve esenciale.
“Qytetarët po ballafaqohen të vetëm me këto çmime shumë të larta, qeveritë e vendeve evropiane nuk I kanë braktisur qytetarët e vetmja është qeveria jonë ajo që nuk ka marr asnjë iniciativë” shtoi ajo
Tutje Halimi tha se e vetmja qeveri që nuk ka marr masa për ti ndihmuar qytetarët është Qeveria e Kosovës./InLajmi/