Analisti politik, Shkëlzen Gashi ka treguar “problemin” e tij me Ballkanin e Hapur. Thotë se liderët rajonal në Ohër nuk dhanë sqarime sa i përket kësaj nisme.
“Këta kishin nënshkruar marrëveshje dje të cilën s’po e tregojnë”, thotë Gashi.
“Duhet me na i publiku këto marrëveshje. Unë këtë e shoh si problemin kryesor”, thotë ai në emisionin “Pressing” në T7.
“Kritikën mund ta bëjmë veç kur t’i shohim këto. Le t’i publikojnë marrëveshjet, programin, idenë e vizionin e tyre e mandej mundemi me shku tutje”, thotë Gashi.