Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku ka njoftuar se bashkë më guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmetin me datën 16 janar kanë marr vendim të bëjnë vendosjen e stikersave për regjistrimet e veturave, raporton InLajmi.
“Kanë qenë mbi 200 mijë vetura të paregjistruara, mirëpo asnjëherë nuk kemi marr vendime që këtë numër ta pastrojmë. Si BKS me 16 janar së bashku me guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti, e zëvendësministrin Hysen Durmishi kemi marr vendim ta bëjmë vendosjen e stikersave. Për 21 vite BKS ka mbyll 34.756 lëndë, ndërsa vetëm 15 muajt e fundit 9980 dosje”, tha Mazreku.
Mazreku tregoi se për 21 vite BKS-ja ka mbyllur 34. 756 lëndë.
“Kemi nënshkruar edhe marrëveshje me Malin e Zi. Kemi një marrëveshje me Shqipërinë. Sot kemi raporte shumë të mira me Shqipërinë. Sa i përket raporteve biznesore kemi raporte shumë të mira edhe me Maqedoninë e Veriut. Bëjmë thirrje që qytetarët mos me dal në trafik pa sigurim dhe pa regjistrim. Aktualisht kemi 6.85 milionë euro për karton të gjelbër. Me 28 korrik bashkë me BQK-në jemi të ftuar në Bruksel nëse gjithçka shkon në rregull mos me vendos datë është e mundur që edhe ne si BKS përmes një shteti të bëjmë karton të gjelbër”, tha ai.
Tutje Mazreku iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin në trafik pa sigurim dhe pa regjistrim të veturës./InLajmi/