Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka nënshkruar marrëveshje me Universitetin “Haxhi Zeka”, përcjell InLajmi.
Sipas Ramosajt qëllimi i kësaj marrëveshje ishte fuqizimi dhe zhvillimi profesional i studentëve dhe i të sapo diplomuarve, përmes punës praktike në Komunën e Deçanit.
Tutje Ramosaj ka theksuar se bashkëpunim i tillë është në të mirën e studentëve dhe është gjithmonë i mirëseardhur.
Postimi i plotë, i tij:
Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Haxhi Zeka”.
Sot, prita në takim rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë, Prof.Dr.Armand Krasniqi, me të cilin nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Deçanit dhe Universitetit “Haxhi Zeka”.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është fuqizimi dhe zhvillimi profesional i studentëve dhe i të sapo diplomuarve, përmes punës praktike në Komunën tonë.
Bashkëpunimi dhe marrëveshjet e tilla në të mirë të studentëve tonë janë gjithmonë të mirëseardhura!
BR/InLajmi/