Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident një Mitrovicë më konkretisht në rrugën Dëshmorët e Kombit, përcjell InLajmi.
Sipas raportit 24-orësh thuhet se vozitësi derisa ishte duke drejtuar makinën kishte goditur një person me motoçikletë.
Policia e kanë bërë të ditur se personi i lënduar me motoçikletë është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë 07.06.2022 – 10:00. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin dhe goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë lëndime ka pësuar viktima i cili është dërguar për tretman mjeksor, dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /InLajmi/