Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka treguar disa prioritete të cilat janë rritja e buxhetit për Shëndetësi, funksionalizimi i sistemeve të sigurimeve shëndetësore, raporton InLajmi.
Latifi ka thënë se prioritet po i japin infrastrukturës spitalore dhe procesit të akreditimit të spitaleve.
“Ata që punojnë në kujdesin parësor kjo ministri do t’i kushtoj kujdesin më të madh të mundshëm. 6 muaj kemi qenë të ngarkuar më shumë punë. Po punojnë në shumë rrugë në çështjen e legjislacionit që i kemi 6 ligje. Ne nuk kemi mundësi të krijojmë qendrën e traumës sepse është shërbimi i emergjencës. Po merremi me legjislacionin dhe mirëqenien e mjekëve. Neve na duhet të fillojmë procesin e akreditimit të spitaleve. Po punojmë edhe ndërtimin e infrastrukturës. Ne kemi obligim me u marr me shëndetësi dhe se kjo qeveri e ka bërë prioritet”, tha ai.
Gjithashtu ai tha se është një mundësi që të krijoj qendrën e traumës sepse ajo është shërbimi i emergjencës.
Latifi ka thënë se teksa ka vizituar një Klinikë në QKUK, ka vërejtur mungesë të stafit teknik. /InLajmi/