Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, deklaroi se nuk do ta kishte pranuar pozitën e ministrit në rast se nuk do t’i premtohej mbështetje të madhe, raporton InLajmi.
Latifi tha se nëse e kish mendu që Qeveria nuk e ka prioritet shëndetësinë ai sot nuk do ishte ministër.
“Nëse kisha mendu që kjo qeveri nuk e ka prioritet shëndetësinë, unë sot nuk do të isha këtu”, tha fillimisht Latifi.
Gjithashtu ai tha se shumë shpejti pritet të ndryshojë funksionimi i Qendrës Klinike Universitare e cila funksionon pa udhëheqësi që prej themelimit të saj.
“Po punojmë në drejtime të ndryshme. Po punojmë në shumë rrugë që do të shndërrojnë Kosovën. Sa i përket legjislacionit kemi 6 ligje dhe 7-8 udhëzime administrative. Po punojmë në përmirësimin e infrastrukturës në spitale, nëse arrijmë me i përmirësu këto ne kemi bo një punë shumë të mirë. Sot kam qenë për herë të parë në Onkologji. Onkologjisë i mungon stafi teknik. Qytetarët më thanë o ministër qe tri ditë s’kemi pas barna e sot kanë ardhur, disa më thanë qe disa pacientë nuk kanë ardhur terapi për shkak se kanë dëgju që s’ka barna”, ka thënë Ministri. /InLajmi/