Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Shtime, ku një veturë e ka goditur një fëmijë 7-vjeçar, i cili po ngiste biçikletën në kohën kur ndodhi aksidenti, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, i cili tha se 7-vjeçari ka pësuar lëndime trupore.
Ndihmën e parë 7-vjeçari e ka marrë fillimisht në emergjencë të Shtimes ndërsa më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Sot rreth orës 17:13 min. ne kryqëzim te Rr. Transit me Rr. Gjon Buzuku në Shtime, ka ndodhur aksident trafiku me lëndime trupore. Te përfshira në këtë aksident nje veture Mercedes me targa vendore dhe një biçiklist i moshës 7 vjeçar nga Shtimja. Për pasojë biçiklisti pëson lëndime trupore. Ndihmen e pare i lënduari fillimisht e merr ne emergjencë te Shtimes e me pas dërgohet ne QKUK-Prishtinë. Rasti po hetohet nga Njësia e Komunikacionit të Ferizajt. /InLajmi/