Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, tha se është dashur që të ketë viktima dhe të lënduar që Komuna e Prishtinës të eliminojë drunjtë e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët, përcjell InLajmi.
Ahmeti tha se marrja e masave për parandalimin e rreziqeve duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe me kohë.
Gjithashtu ai tha se siguria e të gjithë qytetarëve duhet të jetë primare.
Postimi i plotë i tij:
Komuna e Prishtinës sot paska filluar heqjen dhe krasitjen e drunjëve të dëmtuar.
Pra, është dashtë që të kemi viktima dhe të lënduar në mënyrë që të intervenohet për të identifikuar dhe eleminuar drunjët e dëmtuar që paraqesin rrezik për qytetarët.
Vlerësimi i rrezikut dhe marrja e masave për parandalimin e rreziqeve të mundshme duhet të bëhët në mënyrë tê vazhdushme dhe me kohë.
Siguria e qytetarëve është dhe duhet të jetë primare. /InLajmi/