Një maturante ukrainase ka bërë fotot e maturës mbi rrënojat e shkollës së saj, transmeton InLajmi.

Këtë e ka bërë të ditur halla e maturantes ukrainase përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.


“Anna Episheva: Mbesa ime duhej të mbaronte shkollën e mesme këtë vit. Ajo dhe miqtë e saj blenë fustane dhe mezi prisnin këtë ditë. Pastaj erdhën rusët. Shkolla e saj u godit dhe u shkatërrua drejtpërdrejt. Sot ajo iu kthye asaj që i kishte mbetur nga shkolla dhe planet e saj” shkroi ajo.
E afërmja e vajzës ukrainase theksoi se bashkë më shkollën e rrënuar mmbesës së saj ju thyen ëndrrat dhe planet./InLajmi/
https://twitter.com/avalaina/status/1534104594976055305?s=20&t=083XZRqsxadsFMbDq4SQGg



















