Anna Melnichuk, nënkryetarja e këshillit të qytetit Konstantinovka, ka përshkruar problemet me të cilat përballen në qytetin e saj dhe zonat fqinje, transmeton InLajmi.
Ajo tha se qyteti, në veri të Donetskut, po mbrohet nga ushtria ukrainase, por kushtet janë të vështira.
“Kemi disa probleme me gazin dhe ujin gjithashtu”, tha ajo.
Ajo shtoi se qeveria dhe këshilli lokal ishin në kontakt me organizatat që siguronin ushqim, por dërgesat me makinë ishin të vështira për shkak të problemeve me benzinën, shkruan BBC.
Kur u pyet për kushtet në Severodonetsk , ku luftimet vazhdojnë, Melnichuk tha: “Po, situata është vërtet e vështirë, por jo vetëm për shkak të aksioneve të luftës, por për shkak të problemeve me ujin, me ushqimin, me energjinë elektrike. /InLajmi/