Deputetje e Kuvendit, Duda Balje, ka thënë se kjo është dita e 2-të e vizitës së delegacionit nga Turqia, përcjell InLajmi.
Balje e ka bërë të ditur se ka vizituar QKUK-në, kjo vizitë ishte me temën e ndërtimit të bunkerit për aparatin e ri të rrezatimit kundër kancerit.
Gjithashtu ajo tha se së bashku me Ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi ku temë e këtij takimi ishte për planeve të reja dhe për investime të reja.
Postimi i plotë i saj:
Dita e 2-të e vizitës së delegacionit nga Turqia.

Vizitë në QKUK me temën e ndërtimit të bunkerit për aparatin e ri të rrezatimit kundër kancerit, vizitë në kantierin për ndërtimin e Xhamisë së re në Prishtinë.
Takim me Presidenten Atifete Jahjaga dhe Ministrin e Shëndetësisë me temën e planeve të reja për investime të reja. /InLajmi/