• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

A po humb shumë Kosova me mospjesëmarrjen në “Ballkanin e Hapur”?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
7 June 2022
në KRYESORE
0 0
0
Cilat janë 3 vendimet e Qeverisë që u morën sot në mbledhjen e 63-të?
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Duke refuzuar t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”, Kosova humb një lëvizje më të lirë të qytetarëve dhe mallrave, si dhe një treg më të madh për prodhuesit vendorë, thotë Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, me seli në Prishtinë.

Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Ajo është iniciuar nga krerët e këtyre shteteve në tetor të vitit 2019.

Nisma, që fillimisht është quajtur “Mini-Shengen”, sipas iniciuesve të saj, parasheh lëvizje të lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis të 3 vendeve.

Me gjithë thirrjet e iniciuesve, 3 vende të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina – vazhdojnë të kundërshtojnë të bëhen pjesë e nismës.

Zyrtarët në Kosovë, në pushtet dhe opozitë, kanë argumentuar se një nismë e tillë është “pa vizion” dhe “e rrezikshme”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk është ndërtuar mbi parimet e bashkëpunimit rajonal dhe se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk trajtohen në mënyrë të barabartë.

Ymeri thotë se Kosova në nismën “Ballkani i Hapur” do të plasohej si shtet i pavarur, ashtu si edhe shtetet e tjera pjesëmarrëse, dhe se do të bëhej pjesë e barabartë e marrëveshjeve që zbatojnë ato.

“Krahasuar me vendet e rajonit, Kosova i ka vështirësitë më të mëdha sa i përket qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave. Në këtë drejtim, konsideroj se Kosovës i konvenojnë më së shumti nismat rajonale”, thotë Ymeri.

Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka lëvizje të lirë në Bashkimin Evropian.

Qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm as në Serbi e Bosnje – 2 vende që nuk e njohin pavarësinë e shtetit, të shpallur në shkurt të vitit 2008.

Ymeri thotë se hyrja e Kosovës në “Ballkanin e Hapur” do të nënkuptonte zgjerim të tregut për të.

“Sa më i gjerë që është tregu, aq më atraktiv do të ishte për investitorët”, vlerëson ai.

Marrëveshjet e “Ballkanit të Hapur”

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshjet, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

Udhëheqësit e 3 shteteve kanë planifikuar që gradualisht të krijojnë edhe një treg të përbashkët për 12 milionë banorë – aq sa kanë të tria vendet bashkë.

Nga 1 janari i vitit 2023, ndërkaq, është rënë dakord që edhe kontrollet kufitare midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të hiqen.

Përfaqësuesit e 3 vendeve pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje të reja edhe këtë javë.

Ata po takohen më 6 dhe 7 qershor në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Për herë të parë, në cilësinë e vëzhguesve, marrin pjesë edhe përfaqësues të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, por jo të Kosovës.

Pse Kosova është kundër?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka njoftuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në Ohër, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.

Ky proces është një iniciativë e nisur në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme gjermane, Angela Merkel, me qëllim promovimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian.

Në një deklaratë të mëhershme, Kurti ka thënë se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Në letrën dërguar Kovaçevskit, Kurti ka ftuar homologun maqedonas që “të punojmë së bashku për të parandaluar Serbinë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë, duke mohuar vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës”.

Duke e komentuar këtë deklaratë, njohësi i çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri, thotë se “një nismë që përbëhet nga shtete që janë anëtare të NATO-s, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e në të cilën pritet të inkuadrohen edhe shtete të tjera si Mali i Zi, nuk mund të jetë projekt që do t’i mundësojë Rusisë të shtrijë ndikimin e saj në rajon”.

Gërxhaliu: Bashkëpunimi rajonal nuk ka alternativë

Profesori i ekonomisë në Kosovë, Safet Gërxhaliu, thotë se bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor nuk ka alternativë.

Sipas tij, në “Ballkanin e Hapur” duhet të jenë të përfshira të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të qenë funksional.

Si i plotë, thotë Gërxhaliu, “Ballkani i Hapur” do të ishte “një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të rajonit, tregun e përbashkët rajonal, investime të huaja, rritje të këmbimit tregtar mes vendeve anëtare, turizëm, edukim dhe shumë mundësi tjera”.

Gërxhaliu shton se për të funksionuar iniciativat rajonale, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë sa më shpejt marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, e që do të përfshinte edhe njohjen reciproke.

Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë se Kosova do të përfitonte nga përfshirja në “Ballkanin e Hapur”.

Ai merr shembull marrëveshjen e “Ballkanit të Hapur” për qasje të lirë në tregun e punës.

“Liderët e shteteve, që janë pjesë e një iniciative të tillë, kanë folur për benefitet e shkëmbimit edhe të njerëzve, do të thotë nga njëri shtet në tjetrin brenda sezoneve të caktuara… Brenda një viti, ndoshta një shtet ka fuqi punëtore të bollshme, të panevojshme për tregun e brendshëm, që mund të zhvendoset në një shtet tjetër të Ballkanit”, thotë Zeka.

A do të përfshihet Mali i Zi në “Ballkanin e Hapur”?

Duke arsyetuar mospjesëmarrjen e tyre në “Ballkanin e Hapur”, përfaqësuesit politikë të Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës kanë thënë, deri më tash, se nuk bëhen pjesë e nismave që mund të shihen si alternativë e rrugës së tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i zgjedhur në muajin prill, ka dhënë sinjale se vendi i tij mund të përfshihet në këtë nismë.

Në një samit të mbajtur në fund të majit në Mal të Zi, Abazaviq dhe presidentja e Kosovës, Osmani, kanë replikuar me njëri-tjetrin, pikërisht për shkak të kësaj nisme.

Abazoviq ka thënë se një pjesë e shoqërisë në Mal të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” vetëm për shkak të rolit të Serbisë në të.

“Ata nuk e kanë problem nismën, por e kanë problemin personal”, ka thënë Abazoviq.

Ndaj komenteve të tij ka reaguar Osmani, duke thënë se Kosova është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, porse mospajtimi i Kosovës me nismën e “Ballkanit të Hapur” duhet të respektohet.

Për mospjesëmarrje në këtë nismë, Kosovën e ka kritikuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ajo “merret me teori konspirative, në vend se të jetësojë bashkëpunimin”.

Shtetet e Bashkuara, përmes të të dërguarit të tyre për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë shprehur bindjen se nëse “Ballkani i Hapur” nuk përfshin të gjashtë shtetet e rajonit, nisma nuk do të funksionojë, shkruan REL.

Në një konferencë të nismës, që është mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Beograd, Escobar ka thënë se iniciativat rajonale duhet të jenë në mënyrë të barabartë të hapura për të gjitha shtetet.

Tags: "Ballkani i Hapur"Edi RamaVisar YmeriVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Niset për shërim jashtë vendit 35-vjeçarja që u lëndua rëndë nga rrëzimi i lisit në Prishtinë

Postimi tjetër

Ukraina: Rusia ka burgosur rreth 600 gazetarë dhe aktivistë ukrainas

Të ngjajshme Postime

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë
KRYESORE

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit
KRYESORE

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera
KRYESORE

Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

19 June 2025
I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit
KRYESORE

I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit

19 June 2025
Gazetari britanik që xhiroi familjen Jashari: Ngjarje si në Prekaz s’kam parë deri me tani
KRYESORE

Gazetari britanik që xhiroi familjen Jashari: Ngjarje si në Prekaz s’kam parë deri me tani

19 June 2025
Hasani thotë se Kurti i dërgoi emisarë për t’ia kërkuar votën: E refuzova, nuk e vizitoi Gjykatën Speciale
KRYESORE

Hasani thotë se Kurti i dërgoi emisarë për t’ia kërkuar votën: E refuzova, nuk e vizitoi Gjykatën Speciale

19 June 2025
Postimi tjetër
Ukraina: Rusia ka burgosur rreth 600 gazetarë dhe aktivistë ukrainas

Ukraina: Rusia ka burgosur rreth 600 gazetarë dhe aktivistë ukrainas

Lajmet e fundit

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

19 June 2025
“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

19 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu