Mesfushori i Barcelonës, Sergi Roberto, do të jetë në “Camp Nou” të paktën edhe për një vit.
Kështu të paktën raportojnë mediat spanjolle që janë të sigurta që lojtari do të vijojë qëndrimin e tij te skuadra katalunase.

Kontrata e spanjollit skadon në vitin 2022, por tanimë në tavolinë është mundësia e vazhdimit edhe për një vit e cila nuk do të refuzohet nga spanjolli, përcjell lajmi.net.
Lojtari pati probleme me lëndime gjatë sezonit që lamë pas, por kjo nuk e pengoi Xavi Hernandezin që të llogarisë në të edhe për një vit.





















