7 tifozë të Anglisë u arrestuan në Mynih para ndeshjes që do të zhvillojë me Gjermaninë, transmeton InLajmi.
3 prej tyre u arrestuan për shkak të një një përshëndetje naziste që bënë.
Rreth 4.000 tifozë të Anglisë kanë shkuar në Mynih për ndeshjen që do zhvillohet këtë të martë.
Arrestimet e tjera përfshinin 2 për për nxitje të policisë, një për përdorimin e flakës në ambiente të mbyllura dhe një tjetër për gjeste jo të mira në publik.
Federata e Futbollit ka punuar me policinë lokale dhe shërbimet e sigurisë për të kufizuar trazirat në Gjermani, shkruan BBC.
Mbështetësve të Anglisë u janë ndarë rreth 3.500 bileta për ndeshjen jashtë fushe në Allianz Arena të Bayern Munichut. /InLajmi/