Ramush Haradinaj është zgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe për një mandat në krye të partisë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, i cili tha se pro Haradinajt ishin 518 nga 528 delegatë.
“Gjithsej ishin 528 delegatë. 518 ishin pro, 2 kundër 3 abstenime dhe pesë të pavlefshme”, është shprehur Blaka, shkruan Klankosova.tv.
Kujtojmë se Haradinaj qe i vetmi kandidat në garën për të parin e AAK-së.