Skuadra e Uellsit mundi Ukrainën me rezultat 1-0 të dielën për të siguruar një vend në Kupën e Botës FIFA 2022, transmeton InLajmi.
Ukraina e kishte nisur ndeshjen në mënyrë perfekte, pasi Oleksandr Zinchenko nisi me shpejtësi lojën me një gol, mirëpo nuk pati shumë fat, pasi goditi pjesën e pasme të rrjetës dhe gjyqtari spanjoll Antonio Mateu Lahoz e anuloi golin.
Ukraina vazhdoi të dominonte në shkëmbimet e hershme, por nuk ishte në gjendje të përfitonte, me portierin uellsian Wayne Hennessey që bëri një varg pritjesh të shkëlqyera.
Të 2-ja skuadrat patën raste të mira në pjesën e 2-të.
Në fund, një gol i mjaftoi Uellsit për të vulosur vendin e tij në turneun e ardhshëm, shkruan CNN.
Uellsi do t’i bashkohet Anglisë, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në Grupin B. /InLajmi/