Një lëkundje sizmike është ndjerë në qytetin e Durrësit, pak minuta më parë. Raportohet se ky tërmet ishte me magnitudë 3.5 e shkallës rihter.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në detin Adriatik, ndërsa ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas EMSC, ky tërmet është regjistruar 3 km larg qendrës së Durrësit.
Qytetarë të shumtë, nga zona e Durrësit por edhe përreth kanë raportuar në EMSC edhe ndjesinë që kanë përjetuar.
Dikush e përshkruan si të tmerrshëm, ndërsa dikush tjetër shkruan se u ndje deri në Shëngjin, shkruan Abc.News.al.
Raportohet se ky tërmet ishte me magnitudë 3.5 e shkallës rihter.