• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 18 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Si ka ndikuar lufta në Ukrainë në ekonominë e Kosovës?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
5 June 2022
në KRYESORE
0 0
0
Si ka ndikuar lufta në Ukrainë në ekonominë e Kosovës?
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e inflacionit në Kosovë, edhe ashtu të lartë për shkak të pasojave të pandemisë Covid-19, duke rënduar jetën e qytetarëve. Sipas një studimi të Institutit GAP, vetëm në periudhën janar-mars 2022, shkalla e çmimeve të konsumit ishte për 8.2% më e lartë se në vitin 2021.

Ganiu, banor i Prishtinës, jeton në një lagje, jo larg qendrës së kryeqytetit. Punë të rregullt nuk ka, ndërsa me punë krahu arrin të sigurojë rreth 200 euro në muaj.

“Jam me gruan dhe djalin e kam në shkollë të mesme. Mjaft me vështirësi, mezi ia dalim”, thotë ai.

Rritja e çmimeve, si pasojë e pandemisë Covid-19 e posaçërisht pas agresionit rus në Ukrainë, ka vështirësuar jetën e Ganiut.

“Vërehet lehtësisht se kemi më shumë vështirësi tash, disa gjëra elementare duhet t’i blejmë, disa duhet edhe t’i lëmë. Më së shumti po e vërejmë te ushqimi, sepse rrymën po arrijmë ta kursejmë disi, ndërsa çmimet e gjërave ushqimore janë ngritur shumë”, thotë ai.

Banorë të tjerë të kësaj lagjeje thanë se me gjithë përpjekjet, plotësimi i nevojave themelore të familjeve të tyre është bërë shumë sfidues.

“Me 100 euro që i marr ndihmë të pleqërisë, pension pleqërie asgjë tjetër nuk kam. Jetoj e vetme, jetoj këtu, çfarë të bëj, nuk e kam askënd. Unë për vete shpesh kam dëshirë të blejë ndonjë mollë, dardhë, tash kanë dalë edhe perimet, nuk kam me çka t’i blejë”, thotë Mymine Tatari.

“Të ardhurat mesatarisht mund të them i kemi 200 deri në 300 euro (në muaj), i menaxhojmë ashtu si mundemi. Shpresojmë që muajt e ardhshëm ndoshta lirohen çmimet e bëhet diçka”, thotë Milazim Abdullahu.

Sipas një studimi të Institutit GAP të publikuar së fundmi, vetëm në periudhën janar-mars 2022, shkalla e çmimeve të konsumit ishte për 8.2% më e lartë se në vitin 2021.

Blendi Hysaj nga ky institut tha se kjo ndodhur për shkak se Kosova është importuese e shumicës së prodhimeve, çmimet e të cilave janë rritur kohët e fundit.

“Andaj edhe zhvillimet të cilat ndodhin në tregjet ndërkombëtare pasqyrohen drejtpërdrejtë edhe në Kosovë. Qëllimi i studimit ka qenë të identifikojë kanalet kryesore të transmetimit të situatës ekonomike në botë dhe Kosovë, ku më problematike ka dalur pjesa e energjisë elektrike, furnizimit me naftë por edhe konsumi i produkteve bazike”, tha ai.

Hysaj thotë se pritjet janë që në periudhën afatmesme të mos ketë stabilizim të çmimeve të konsumit.

“Politikat e qeverisë në një situatë të tillë nuk duhet të jenë pro ciklike apo që e nxisin konsumin meqë kjo mund të ketë efekt të kundërt në ekonomi. Pra qoftë duke ndërmarrë politika të tilla që ulin normat tatimore apo edhe ideja e injektimit të më shumë mjeteve në treg që në rastin e Kosovës mund të bëhet duke lejuar tërheqjen e kursimeve nga trusti i pensionit. Pra këto janë disa nga politikat që ne nuk rekomandojmë që qeveria t’i bëjë”, tha ai.

Në vend të kësaj, thotë zoti Hysaj, qeveria duhet të vazhdojë krijimin e politikave që ndihmojnë qytetarët që janë në gjendje më të rëndë ekonomike, shkruan VOA.

Pas pushtimit te Ukrainës nga Rusia, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka rishikuar normat e rritjes ekonomike të shteteve, përfshirë edhe Kosovën, ku nga një parashikim fillestar për rritje ekonomike reale prej 4.5% në vitin 2022, ajo tani është zbritur në 4 %. Ndërkohë Banka Botërore në raportin e saj të fundit parashikon rritje të shkallës së çmimeve prej 5.4%.

Tags: Ekonomia e KosovësLuftaUkraina
Postimi i mëparshëm

Putini paralajmëron Perëndimin: Nëse dërgoni armë në Ukrainë do të zgjerojmë objektivat

Postimi tjetër

Thaçi u dërgon letër nga Haga pjesëtarëve të PDK-së: Qëndroni të bashkuar!

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Thaçi u dërgon letër nga Haga pjesëtarëve të PDK-së: Qëndroni të bashkuar!

Thaçi u dërgon letër nga Haga pjesëtarëve të PDK-së: Qëndroni të bashkuar!

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu