Raketat ruse shkatërruan tanke T-72 dhe automjete të tjera të blinduara pranë Kievit që ishin furnizuar nga vendet e Evropës Lindore në Ukrainë, tha të dielën ministria ruse e mbrojtjes, transmeton InLajmi.
Ministria shtoi se Forcat Hapësinore Ruse përdorën raketa me precizion të lartë të lëshuar nga ajri me rreze të gjatë veprimi në sulmet në periferi të kryeqytetit, duke goditur ndërtesat e një ndërmarrje për riparimin e makinave.
Njoftimi rus vjen pas shpërthimeve të shumta që tronditën Kievin të dielën në mëngjes.
Këto ishin sulmet e para në kryeqytet pas disa javësh , shkruan CNN.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se një person është shtruar në spital./InLajmi/