Mesatarisht 11.2 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar ndoqën festën Platinum në Pallatin e Mbretërisë së Bashkuar, koncert ky i organizuar për nder të mbretëreshes Elizabetë, transmeton InLajmi.
Në koncert pjesëmarrës ishin këta yje si Diana Ross, George Ezra, Queen dhe Elbow, të cilët performuan përpara një turme të Pallatit Buckingham duke përfshirë familjen mbretërore.
Një koncert i madh në Londrën qendrore dhe mijëra festa në rrugë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë pikat kryesore të ditës së fundit të festimeve të Jubileut.
Koncerti i së shtunës në mbrëmje pati gjithashtu fjalime nga Princi Charles dhe Princi William, me Charles duke i bërë homazhe Mbretëreshës dhe mbretërimit të saj prej 7 dekadash në fron.
Mbretëresha, e cila ka pasur probleme me lëvizjen muajt e fundit, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë vetë në ngjarje, shkruan BBC.
Më shumë se 85.000 persona janë regjistruar për të organizuar Dreka të Mëdha Jubilare. Princi Charles dhe Camilla u shfaqën në një në terrenin e kriketit Oval të Londrës jugore të dielën në mëngjes. /InLajmi/