Presidenti rus, Vladimir Putin përsëriti se veprimet e Moskës nuk kanë të bëjnë fare me krizën e afërt energjetike dhe ushqimore në botë dhe fajësoi sërish politikat ekonomike dhe financiare të Perëndimit për krijimin e një skenari të tillë, transmeton InLajmi.
Zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarë të energjisë thonë se janë të shqetësuar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia pas viteve të nëninvestimit në sektorin e energjisë e ka çuar botën në një krizë që do të rivalizojë, apo edhe do t’i tejkalojë, krizat e naftës të viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980, shkruan CNN.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka fajësuar pushtimin e Rusisë për rritjen e çmimeve të brendshme dhe mungesën e furnizimit global të ushqimit. /InLajmi/