Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë një person ka raportuar se i janë vjedhur 1.000 euro nga llogaria bankare, përcjell InLajmi.
“Hyrje në sistemin kompjuterik Rr. Nemanja, Mitrovicë 03.06.2022-21:20. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i janë vjedhur 1000 € nga llogaria bankare dhe se viktima dyshon në një mashkull kosovar të cilit i kishte dhënë veturën për regjistrim ku ishte edhe kuleta me dokumente. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, shkroi Policia e Kosovës.
Viktima dyshon se një se këtë vjedhje e ka pasur nga një mashkull kosovar të cilit i kishte dhënë veturën për regjistrim ku ishte edhe kuleta me dokumente.
Sipas policisë me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./InLajmi/