Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 4 qershor rreth orës 12:40 një person në Ferizaj ka therur një tjetër, përcjell InLajmi.
Sipas policisë lëndimet janë serioze.
“Vrasje në tentativë, Rr. Kemajl Hetemi, Ferizaj 04.06.2022 – 12:40. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime serioze pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur, me një mjet të fortë të mprehtë-thikë. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin” , shkroi Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se sulmi është bërë më një mjet të fortë, një thikë.
Tutje njësitë relevante kanë treguar se sipas mjekëve kujdestar viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin policia ka njoftuar se është informuar prokurori dhe njësitet janë duke e hetuar rastin./InLajmi/