Papa Françesku rinovoi thirrjen e tij drejtuar krerëve të qeverisë të dielën për të kërkuar një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, transmeton InLajmi.
“Ndërsa furia e vdekjes dhe shkatërrimit vazhdon dhe pozicionet konfliktuale përhapen, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, unë rinovoj një apel drejtuar udhëheqësve kombëtarë: Ju lutemi, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim, mos e çoni njerëzimin në rrënim”, tha Papa. tha pas lutjes së tij Regina Coeli në Rrëshajë, duke u shfaqur në një dritare të apartamenteve papale me pamje nga sheshin e Shën Pjetrit.
Tutje Papa tha se furia e vdekjes dhe shkatërrimit povazhdon me pozicione konfliktuale
“Të kryhen negociata reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjoni britmën e dëshpëruar të njerëzve që po vuajnë, e shohim çdo ditë në media, respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave. kudo”, shtoi ai, shkruan CNN.
Papa Françesku theksoi se duhet të kryhen negociata reale dhe të vendoset për një armëpushi./InLajmi/